Vuçiq i duket “budallallëk” deklarata e Thaçit për ankesimin e veriut

Kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se akuzat e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, se Beogradi dëshiron të “aneksojë një pjesë të Kosovës, sikurse që Rusia ka bërë me Krimenë, “është budallaku më i madh që kishte dëgjuar ndonjëherë” dhe shtoi se Kosova sipas Kushtetutës është pjesë e Serbisë.

“Ne nuk jemi një” Rusi e vogël”, as nuk kemi plane ushtarake, këto plane i kishte Prishtina”, tha Vuçiq në një intervistë për të përditshmen italiane “La Republica”, transmeton Klan Kosova.

I pyetur se sa është reale deklarata e presidentit serb Tomislav Nikoliq se në rast të dhunës ndaj serbëve në Kosovë, Beogradi do të reagojë duke dërguar ushtrinë, Vuçiq ka thënë se Serbia do të bëjë gjithçka për të shmangur atë dhe për të investuar në paqe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu