Vulin ka një kërkesë ndaj serbëve të Kosovës

Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin iu bëri thirrje serbëve në Kosovë që të dalin sa më shumë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit dhe të gjithë të votojnë për Listën Serbe.

“Edhe kësaj radhe i bëj thirrje që të votojnë për Listën Serbe, të dalin në numër sa më të madh që të jetë e mundur në votime dhe të mos lejojnë askënd të vendosë në vend të tyre, ata jetojnë në Kosovë dhe Metohi dhe ata e dinë më mirë se Lista Serbe ka lidhje me Qeverinë serbe, ajo garanton se Qeveria do të vazhdojë të financojë jetën në Kosovë dhe do të vazhdojë të jetë një faktor përcaktues “, u shpreh Vulin.

Thirrje të ngjajshme për serbët që jetojnë në Kosovë pati sot edhe presidenti i Serbisë së Bashkuar, Dragan Markoviq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu