Windows 10 me pamje të re (FOTO)

Microsoft e ka në plan që të rifreskojë dizajnin e Windows 10 përmes një përditësimi që do të arrijë këtë vit.

Gjigandi softuerik do të përdorë më shumë elemente animacioni dhe vizuale të epokës së ‘Aero Glass’ të Windows Vista dhe Windows 7, në atë që po përshkruhet fillimisht si “Projekti Neon”.

Disa ‘screenshots’ të një koncepti të ideve të Microsoft janë duke qarkulluar online, pasi u publikuan nga Windows Central, transmeton Gazeta Express.

Konceptet përfshin aftësinë për të mjegulluar pjesë të ndryshme të zonave naviguese të aplikacioneve.