YouTube nuk do t’i lejojë krijuesit të bëjnë para deri t’i arrijnë 10,000 shikime

Pesë vjet më parë, YouTube hapi programin e partneritetit për të gjithë.
Kjo ishte një risi e madhe: kushdo mund të regjistrohej në shërbim, të ngarkonte video dhe menjëherë të fitonte para.

Ky model ndihmoi YouTube-n që të bëhet platforma më e madhe e videove në botë, por gjithashtu edhe çoi në disa probleme.

Njerëzit shpesh krijonin llogari dhe ngarkonin përmbajtje që ishin të dikujt tjetër, të studiove dhe produksioneve të mëdha, e shpesh edhe të krijuesve të famshëm të YouTube, transmeton Gazeta Express.

Në përpjekje për t’u përballur me këtë, YouTube ka njoftuar se do të bëjë një ndryshim në programin e partneritetit.

Prej tash e tutje, krijuesit më nuk do të jenë në gjendje që të fitojnë para deri t’i arrijnë 10,000 shikime në kanalin e tyre.

YouTube beson se ky ndryshim do t’iu mundësojë atyre që të mbledhin informata të mjaftueshme rreth një kanali, për të parë nëse është i ligjshëm.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu