Zbulohen 1.2 ton kanabis në një magazinë të braktisur në Berat (FOTO)

Sekuestrohen 1.2 ton kanabis sativa në Berat.

Në bazë të një hetimi të Prokurorisë për Krime të Rënda, është zbuluar një magazinë me rreth 1.2 ton kanabis, në fshatin Lapan të qarku të Beratit.

Mësohet se fshati ku është gjetur droga, ndodhet në një zonë mes Beratit dhe Skraparit.

Ndërkaq magazina ku është gjetur 1 ton drogë është e ndërtuar që në kohën e komunizmit.

Nuk ka ende informacione në lidhje me persona të arrestuar.

Hetimet në lidhje me këtë sasi të madhe droge janë në vazhdim, ndërsa kishin disa muaj që kishin nisur.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu