Zbulohen kërkesat e serbëve për votimin e ushtrisë së Kosovës

Ministri në detyrë i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Haki Demolli, ka thënë se Lista Serbe ka pasur katër kërkesa kryesore për votimin e transformimit të FSK-së në ushtri.

Por ai ka kundërshtuar kategorikisht ekzistimin e mundësisë për një ‘batalion serb’ brenda këtij mekanizmi, duke nënvizuar se qoftë edhe diskutimin për të e ka kushtëzuar me dorëheqjen e tij.

“Ne kemi biseduar me ministrat serbë që të kemi votën e tyre. Në takimin e parë ata kanë pasur katër kërkesa, ndër të cilat që të ketë më shumë pjesëtarë të komunitetit serb, si dhe që ligji të kthehet në ligj vital. Por ne nuk kemi qenë të gatshëm për këtë gjë. Ata po ashtu kanë kërkuar që zëvendëskomisioneri të jetë nga radhët e komunitetit serb.

‘Batalionin serb’ e kam dëgjuar si term në media, por unë ua kam thënë të gjithëve që nëse një gjë e tillë ndodh unë nuk do të jem më ministër. Po ashtu nuk kam pranuar që zëvendëskomandanti të jetë me automatizëm i komunitetit serb”, ka thënë Demolli në “Magazinën zgjedhore” të Klan Kosovës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu