Zbulohet arsyeja se pse Kate Middleton gjithmonë mban çantë dore

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton pothuajse në çdo dalje të saj mban gjithmonë një çantë të vogël dore me vete.

Për ata qe mendojnë se kjo çantë mund të jetë pjesë e veshjes, apo pjesë e protokollit, e keni gabim.

Sipas tabloidit britanik “DailyMail”, Middleton e mban çantën në formë portofoli për të shmangur takimet me disa persona që ajo nuk dëshiron t’i takojë.

Sipas protokollit, nëse një anëtar i familjes Mbretërore nuk ta zgjat dorën i pari, atëherë nuk është e nevojshme ta takosh. E mesa duket Kate Middleton ka zgjedhur një mënyrë elegante për të shmangur këto takime.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu