Zbulohet biseda e Cristiano Ronaldos me Lionel Messin para fillimit të ‘El Clasicos’ (FOTO-VIDEO)

‘El Clasico’ e së dielës do të mbahet mend si ndeshja më emocionuese e epokës moderne.

Pak njerëz prisnin që Barcelona ta mposhtë Real Madridin në ‘Santiago Bernabeu’, por shumë më pak besonin në këtë kur skuadra e Zinedine Zidanes kaloi në epërsi me golin e realizuar nga Casemiro, transmeton portali arbresh.info.

Megjithatë, gjithçka ndryshoi në minutat në vazhdim dhe ishte superylli Lionel Messi që i dha fund të gjithave duke hapur garën për titull në sekondat e fundit me golin e 500 -të të shënuar.

Programi spanjoll ‘El Dia Despues’ ka publikuar së fundmi një pamje të re të Lionel Messit në ‘Clasico’ duke zbuluar edhe një tjetër moment interesant gjatë fillimit të ndeshjes.

Ronaldo, i cili dukej me plotë vetëbesim, i drejtua Messit dhe i tha “Vamos”, që sigurisht në gjuhen shqipe përkthehet “Të fillojmë”.

Messi dukej i hutuar dhe iu përgjigj: “Eh?”

Ndoshta sulmuesi argjentinas nuk e dëgjoi rivalin e tij të vjetër. Ronaldo përsëriti të njëjtën fjalë sërish dhe iu afrua duke ia vendosur dorën mbi krah.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu