Zbulohet çifti më i ri i show bizit shqiptar, nuk mund t’a fshehin më dashurinë (FOTO)

Nëse ka një çift që ka luajtur shumë me mediat rozë, është prezantuesja simpatike Elita Rudi dhe reperi Gjiko.

Këta të fundit, edhe pse shfaqeshin në të njëjtat vende ku pozonin për fotografi në rrjete sociale, sërish nuk e pranonin se ishin bashkë.

Mirëpo, duke qenë personazhe publike gjithçka është më lehtë e verifikueshme, sepse fansat i kanë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit. Por sërish për aq kohë sa ata nuk e pranojnë vetë, ekziston një dyshim i lehtë nëse e gjitha kjo është një lojë.

Në fakt jo! Këtë jua themi ne me siguri. Në një fotografi që ka ardhur në redaksinë e Blitz.al mund të vihen re se tashmë çifti i ri shkon bashkë edhe në festa familjare, çka na bën të besojmë se lidhja e tyre është pranuar dhe është bërë e njohur edhe për familjet respektive.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu