Zbulohet e vërteta! Ja pse Ajola Xoxa “braksiti” në votim Erion Veliajn (FOTO)

Këtë mëngjes, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është shfaqur në njësinë nr.2 së bashku me bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, por të shumtë kanë qenë ata që janë habitur kur kanë parë se ajo nuk ka votuar ashtu si i shoqi.
Gazeta Express zbulon arsyen se përse Ajola Xoxa “braktisi” këtë të dielë Erion Veliajn gjatë votimit.

E vërteta është se Ajola Xoxa nuk voton në qendrën ku ka votuar kryebashkiaku.

Në fakt Xoxa ka votuar këtë të dielë, por në njësinë numër 5, aty ka votojnë edhe prindërit e saj.

E njëjta situatë ka qenë edhe për kryebashkiakun, i cili ka votuar në njësinë e prindërve të tij, tek shkolla Fan Noli.

Pas votimit të Veliajt çifti më pas ka shkuar në poshtin 16, pranë Librit Universitar, ku ka votuar edhe Ajola Xoxa./Gazeta Express


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu