Zbulohet lideri i parë me të cilin Presidenti i ri i SHBA-ve do të zhvillojë takim zyrtar

Lideri i parë që do takohet Donald Trump pas betimit si President i 45-të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës pritet të jetë kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, e cila do të takohet të premten me Trump. Ky lajm është konfirmuar edhe nga Shtëpia e Bardhë, njofton InfoShqip.com.

Dy nga çështjet që pritet të bisedohen mes dy liderëve janë dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian dhe zhvillimi i tregtisë së lirë, dy nga çështjet më vluese të Europës këto muaj të fundit. /InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu