Zekiri i kundërpërgjigjet Gruevskit për raporte të reja me shqiptarët (FOTO)

Deputeti shqiptar i LSDM-së, Muhamed Zekiri, nuk beson në deklaratat e Nikolla Gruevskit se partia e tij do të vazhdojë të jetë partnerë i shqiptarëve dhe se do të tentojë t’i përmirësojë raportet me shqiptarët. Sipas tij, këtë mund ta bëjë vetëm një parti e reformuar dhe pa Gruevskin si udhëheqës, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Gruevski ka paralajmëruar marrëdhënie të reja me shqiptarët dhe të huajt. Marrëdhënie të reja me shqiptarët mund të ketë vetëm lider i ri dhe OBRM-PDUKM e re dhe jo kjo parti me ty në krye. Shqiptarët e dijnë shumë mirë kush je t’i dhe partia jote. Ndërsa ndërkombëtarët të përshëndesin me manifestin që e lexove para KSHZ-së”, shkruan Zekiri në Facebook./Telegrafi


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu