Zekiri: MPB-ja menjëherë të nis hetim, dhunuesit si Mijallkov duhet të përgjigjen

Deputeti shqiptarë i LSDM-së, Muhamed Zekiri, sot para selisë së LSDM-së ka dhënë një konferencë për shtyp në të cilën ka treguar për incidentin e mbrëmshëm, në të cilin ai ka pësuar nga sigurimi i ish drejtort të DSK-së, Sasho Mijallkov. Zekiri në këtë konferencë për shtyp kërkoi nga MPB-ja menjëherë të nis hetim për incidentin dhe të dënojë dhunuesit sikur Mijallkov.

“Dua të theksoj si qytetarë dhe si deputeti i cili është zgjedhur nga shumica e qytetarëve që: në Maqedoni do të ketë drejtësi për të gjithë, ka mbaruar koha e dhunës. Çdo njëri që do ta bëjë këtë do të përgjigjet. Institucionet janë të detyruara t’i mbrojnë qytetarët dhe jo interesat personale dhe partiake”, deklaroi Zekiri.

Ai gjithashtu tregoi se si ka ndodhur incidenti mbrëmë për të cili tha se në fillim është sulmuar verbalisht nga sigurimi i Sasho Mijallkovit.

“Persona nga sigurimi i Mijallkovit mbrëmë më sulmuan verbalisht dhe fizikisht. Mijallkov ishte ulur në kafenenë “Dion”. ku unë me shokët e mi shkuam në një tavolinë të rezervuar. Objekti është nën mkikëqyrjen e kamerave dhe policia shumë lehtë mund ta vërtetojë këtë që po e them”, shtoi Zekiri.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu