Zekiri tregon pse iu vu zjarri deponisë në Tetovë dhe çka kishte në plan qeveria të bëjë me deponinë pas dy ditësh (FOTO)

Deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri ka thënë se qeveria e Maqedonisë ka siguruar mjete për dislokimin e deponisë të Tetovës dhe puna do të fillonte nesër. Mirëpo dy ditë para dikush që ka qenë në dijeni të kësaj i ka vënë zjarrin.

“Qeveria e RM-se ka siguruar mjete dhe ka firmosur marreveshje per dislokimin dhe pastrimin e deponise ne Tetove, proces ky qe duhet te filloje te henen (neser). Dikush kete e ka ditur dhe per kete shkak 2 dite para fillimit te pastrimit dhe dislokimit ka ndezur deponin me qellim qe te mos ndodhe ose te shtyhet ky proces, me ç’rast eshte rrezikuar shendeti i banoreve te Tetoves.
Interes i kujt eshte kjo?
Vlersojeni vete Ju te nderuar” – tregon Zekiri./InfoShqip.com


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu