Zeqirija Ibrahimi: Do ta konfiskojmë pasurinë që është vjedhur nga funksionarë të BDI-së

Duke folur për menaxhimin financiar të komunës së Çairit, kandidati i Lëvizjes BESA Zeqirija Ibrahimi tha se sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, kjo komunë ka një borxh prej 2.3 milionë eurove.

I pyetur se si do të shlyejë këtë borxh, Ibrahimi tha se pjesa më e madhe e tij do të shlyhet kur të konfiskohet pasuria e atyre që kanë vjedhur paratë. Zeqirija Ibrahimi gjithashtu tha se personat që kanë vjedhur në mënyra të ndryshme, do të përfundojnë në burg. Përpos kësaj, Ibrahimi u zotua edhe për menaxhim më të mirë me financat, duke thënë se kështu do të shlyhet borxhi i komunës në mandatin e tij.

Në komunën e Çairit, jemi të përqendruar në zhvillimin e bizneseve të vogla duke ndihmuar hapjen e bizneseve të reja, gjithashtu edhe duke ndihmuar zhvillimin komercial të Çarshisë dhe qendrën tregtare “Mavrovasja”.

Faqja Zyrtare në Facebook:
Zeqirija Ibrahimi 14


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu