Zhurmat e çuditshme që bën organizmin dhe kuptimi që fshihet pas tyre

Nga zhurmat e stomakut deri tek fishkëllimat e veshëve, trupi i njeriut na jep jo pak sinjale paralajmëruese përmes tingujve, në dukje të parë të çuditshme.
Shumica janë krejtësisht normale dhe pse mund të jenë të sikletshme, por në disa raste, ato mund të jenë këmbanat e alarmit. Më poshtë do të shihni se çfarë fshihet pas zhurmave të ndryshme që lëshon organizmi i njeriut, transmeton Living.

Fishkëllimat në hundë

Kur procesi i frymëshkëmbimit shoqërohet me një fishkëllimë është një shenjë e trashjes së mukozave të hundës, zënies së tyre duke mos lejuar ajrin të qarkullojë normalisht.

Zhurma nga veshi

Mos u shqetësoni kur vini kokën në jastëk dhe filloni të dëgjoni zhurma të çuditshme !! Këto të fundit lidhen me qarkullimin e gjakut përmes arteries tuaj karotide dhe venave qafës, të cilat dalin mbrapa veshit tuaj. Infeksionet dhe zhurmat shumë të larta mund të dëmtojnë qelizat e qimeve të holla në veshin e brendshëm që përkthejnë valët e zërit në sinjale elektrike.

Gromësimat nuk janë asgjë më shumë sesa lëvizja e ajrit në zorrë. Kjo është si pasojë e gëlltitjes së ajrit dhe mjekët këshillojnë ngrënien me gojën mbyllur dhe shmangien e pijeve me gaz.

Lemza ndodh për shkak të spazmave të diafragmës duke shkaktuar gulçime në frymëmarrje.Ju mund ta ndaloni lemzën duke mbajtur frymëmarrjen, pasi në këtë mënyrë rritet niveli i dioksidit të karbonitt në mushkëri duke relaksuar diafragën. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu