Ziadin Sela: Me 15 tetor do ta rrëzojmë përfundimisht BDI-në

Aleanca për Shqiptarët sonte zyrtarisht ka filluar fushatën për zgjedhjet e caktuara për më 15 tetor. Ajo në Tetovë mbajti konventën promovuese të kandidatëve për kryetarë të komunave dhe këshilltarë komunalë. Kryetari i kësaj partie, Ziadin Sela, në qendër të fjalimit të tij përpara tetovarëve, vendosi ngjarjet e dhunshme në Kuvend më 27 Prill. Edhe pse me BDI-në Aleanca është partner koalicioni, Sela tha se nëse më 27 prill kanë rrëzuar një pjesë të regjimit, pas 15 tetorit do ta rrëzojnë pjesën tjetër të regjimit, BDI-në.

“A ju kujtohet Ali Ahmeti kur thoshte që duhet kryetari i Parlamentit të jetë shqiptar, por kur kryetari i Parlamentit u zgjodh shqiptar, ai nuk ishte aty. A ju kujtohet Menduh Thaçi kur thoshte të njejtën gjë dhe kur u zgjodh kryetari i Parlamentit ai nuk ishte aty, ne ishim aty dhe ne dhamë kontributin tonë, mundin dhe sakrificën”, deklaroi Sela./InfoShqip


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu