Ziadin Sela: Ku ishin Ahmeti dhe Thaçi kur u zgjodh kryetari i parlamentit shqiptar?

Lideri i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela sot në Konventën zgjedhore të zgjedhjeve lokale, bëri një retrospetktivë të ngjarjeve politike.

Madje ai foli edhe për premtimet disa vjeçare të Ali Ahmetit dhe Menduh Thacit për Kryetarin e parlamentit i cili duhet të jetë shqiptar, dhe që kjo u bë realitet nga Aleanca për Shqiptarët ndërsa liderët e lartëpërmendur munguan atë ditë ngase ndodhi sulmi i huliganëve maqedonas dhe tentimi për eliminimin e Ziadin Selës. Ai më tej shtoi:”a ju kujtohet kur Ali Ahmeti thoshte duhet që Kryetari i Parlamentit të jetë shqiptar?

Por kur kryetari i Parlamentit u zgjodh shqiptar ai nuk ishte aty. A ju kujtohet kur Menduh Thaçi thoshte të njejtën gjë, por kur u zgjodh kryetari i Parlamentit ai nuk ishte aty. Ne ishim aty dhe ne dhamë kontributin, mundin dhe sakrificën tonë” shtoi Ziadin Sela!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu