Zidane publikon listën e futbollistëve për ndeshjen e fundit në La Liga (FOTO)

Real Madrid do ta zhvillojë nesër (e diel) ndeshjen e fundit në La Liga.

“Mbretërit” janë mysafirë të Malagas në ndeshjen e fundit kampionate.

Ndeshja ndaj Malagas është vendimtare për fituesin e titullit, pasi në rast humbje mund ta shpallet Barcelona kampion i La Ligas.

Kështu, trajneri Zinedine Zidane ka vendosur t’i ftoj të gjithë futbollistët përfshirë edhe Gareth Bale dhe James Rodriguez, të cilët janë rikuperuar nga lëndimet.

Mungesa e vetme e “Los Blancos” është mbrojtësi spanjoll, Dani Carvajal, i cili pas një lëndimi të pësuar rrezikon edhe finalen e Ligës së Kampionëve.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu