Zidane i telefonon Ronaldos për largimin: Cris, nuk dua që të …

Zinedine Zidane nuk mund të qëndrojë indiferent në situatën e fundit të krijuar rreth Cristiano Ronaldos. Prej dy ditësh ai është lajmi kryesor në mediat botërore, pasi thuhet se ai nuk është i lumtur në Spanjë dhe kërkon të largohet.

Portugezi po akuzohet për evazion fiskal dhe kjo e ka mërzitur jo pak strategun francez. Sipas të përditshmes spanjolle AS, Zidane e ka telefonuar Ronaldon dhe i ka thënë se nuk dëshiron që ai të largohet, pasi ai bën pjesë në planet e tij për të ardhmen.

“Cristiano, unë nuk dëshiroj që t’i nuk duaë largohesh. Ju jeni njeriu kryesor në projektin fitues të Real Madridit, për shkak të shpirtit tuaj fitues dhe për shkak të golave”, besohet t’i ketë thënë Zidane.

Ronaldo ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2021 dhe një klauzolë prej 1 miliard euro. Skuadra që thuhet se mund të paguajnë deri në 200 milionë për shërbimet e tij janë PSG, Manchester United dhe disa skuadra kineze.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu