ZYRTARE/ Dy aktivistëve të VV-së iu ndërpritet paraburgimi

Gjykata e Apelit e Kosovës, ka aprovuar ankesat e avokatëve mbrojtës kundër vazhdimit të masës së paraburgimit ndaj të pandehurve Atdhe Arifi dhe Egzon Haliti.

Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 29.11.2016, është ndryshuar dhe personave në fjalë, i është ndërprerë masa e paraburgimit, duke u zëvendësuar më atë të arrestit shtëpiak, deri me 29.12.2016.

Gjykata e Apelit, të njëjtën kohë i ka refuzuar si të pa bazuar ankesat e mbrojtësve të te pandehurve tjerë të këtij rasti F.K., A.B., dhe P.A.

“Të gjithë këta po dyshohen nga ana e prokurorisë se kanë kryer veprën penale: Kryerje e veprës terroriste nga neni 136, lidhur me nenin 135 dhe 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovë Kosovës”, thuhet në njoftim.

“Lidhur më dy të pandehurit e parë, Gjykata e Apelit vlerëson se ekziston dyshimi i bazuar se të njëjtit, janë kryes të veprës penale për çka po të dyshohen, por që nuk rezulton asnjë rrethanë konkrete e posaçme, që e bënë të arsyeshëm vazhdimin e paraburgimit.

Rreziku se ata mund të ikin, të ndikojnë në hetime ose ta përsërisin veprën penale, mund të evitohet edhe me masën e arrestit shtëpiak, konform dispozitave të Kodit të Procedurës Penale. Ndërsa sa i përket të dyshuarve tjerë kjo gjykatë gjen se ekzistojë arsye ligjore për vazhdimin e masës se arrestit shtëpiak”, thuhet në njoftim.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu