Zyrtare, Lorik Cana bëhet zv/trajner i Kombëtares Shqiptare

Largimi i Paolo Tramezzanit nga Kombëtarja shqiptare gjatë muajit dhjetor ka lënë një vend bosh në pankinën kuq e zi.

Italiani ishte ndihmësi i Gianni De Biasit, por edhe Drejtori Teknik i ekipeve Kombëtare të Shqipërisë.
Tashmë që ai u larguar për tek Lugano në Zvicër, vendi i tij ka mbetur i bosh.

Trajneri De Biasi po mendon për pasuesin e tij dhe menjëherë u përfol se Ervin Bulku do të zinte vendin e lënë bosh nga Tramezzani. Por ky version ishte thjeshtë një lajm mediat që nuk kishte asnjë baze të vërtete brenda.
Por një burim nga Federata Shqiptare e Futbollit i ka thënë portalit Syri.net se Lorik Cana do të jetë numri 2 i Kombëtares shqiptare. Cana për këtë post ka marr pëlqimin e presidentit Duka dhe trajnerit De Biasi.
Prezantimi i Canës në detyrën e re do të ndodh gjatë muajit Mars kur ekipi Kombëtar do të grumbullohet për ndeshjen ndaj Italisë.

Cana ka kryer edhe kursin e trajnerëve disa muaj më parë dhe është I plotësuar nga ana profesionale për këtë post. Ish-kapiteni kuq e zi i dha lamtumirën futbollit dhe Kombëtares pas mbarimit të kampionatit evropian të Francës.
Cana vuan nga një sëmundje në zemër çka nuk e lejon që të luaj futboll me ritëm të lartë.
Në sezonin e shkuar ai ka qenë lojtar i skuadrës franceze të Rennes, transmeton Shqiperiaime.al.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu