​110 vjetori i krijimit të Forcave të Armatosura në Shqipëri, Begaj: Sot FA është një forcë moderne, anëtare e NATO-s

Forcat e Armatosura u krijuan në 4 dhjetor të 1912-ës pak ditë pas krijimit të Shtetit të parë Shqiptarë në Vlorë. Krijimi i Forcave të Armatosurave erdhi si një nevojë e natyrshme e një shteti Sovran, të pavarur dhe që kërkonte të mbronte kufirin e saj nga tundimet e huaja (të shpeshta për shekullin e shkuar). Sot FA-të kanë një mision edhe më të madh, me tipar global. Të qenit pjesë e NATO-s i ka dhënë FA-ve mundësinë për të shtrirë misionin e tyre në disa vende të botës, si Afganistan.etj

Presidenti Bajram Begaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale shprehet se Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë vijnë sot në këtë 110-vjetor të themelimit, si një forcë moderne, anëtare e NATO-s dhe aleate e besueshme, e aftë të përmbushë misionin e saj kushtetues dhe detyrimet Euro-Atlantike, e angazhuar në një sërë misionesh në mbrojtje të paqes dhe sigurisë, jo vetëm në vend, por edhe në rajon e në botë.

Postimi:

Përjetë mirënjohës arkitektëve të pavarësisë, të cilët në ato ditë të vështira, kur vihej në pikëpyetje ekzistenca e shtetit të sapoformuar, me guxim, mençuri dhe atdhetarizëm të lartë, themeluan një nga shtyllat e domosdoshme të garantimit të pavarësisë së shtetit Shqiptar.

4 dhjetori i vitit 1912 shënoi themelimin Forcave të Armatosura në historinë e shtetit dhe kombit tonë.

Rrugëtimi 110 vjeçar i Forcave të Armatosura ka qënë i vështirë dhe i mbushur me sfida.

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë vijnë sot në këtë 110-vjetor të themelimit, si një forcë moderne, anëtare e NATO-s dhe aleate e besueshme, e aftë të përmbushë misionin e saj kushtetues dhe detyrimet Euro-Atlantike, e angazhuar në një sërë misionesh në mbrojtje të paqes dhe sigurisë, jo vetëm në vend, por edhe në rajon e në botë.

Arritjet e deritanishme janë rezultat sa i përkushtimit dhe mundit të përbashkët, aq edhe i mbështetjes së vyer e të pazëvendësueshme të miqve dhe aleatëve tanë të NATO-s. Mirënjohja dhe vlerësimi ynë është maksimal për ndihmën e dhënë për transformimin, modernizmin, trajnimin, edukimin dhe rritjen e kapaciteteve tona ushtarake, falë bashkëpunimit tonë të ngushtë në tre dhjetëvjeçarët e fundit.

Në një kohë me sfida të shtuara ndaj sigurisë dhe paqes, është i domosdoshëm më shumë përkushtim, përgjegjshmëri dhe angazhim i pakursyer nga të gjithë ne.

Jam i bindur se angazhimi dhe detyrimi ynë do të vijojë të mbetet i shenjtë ndaj Atdheut, Nderit dhe Detyrës!

Gëzuar 110-vjetorin e krijimit të Forcave të Armatosura!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu