5 shenjat paralajmëruese që mund te prekeni nga kanceri

Kur vjen puna për shëndetin, të gjithë jemi të ndjeshëm por jo gjithmonë reagojmë në kohë ndaj shqetësimëve të ndryshme shëndetsore.

Sipas një studimi të publikuar nga “Teenage Cancer Trust”, gati një e treta e pacientëve me kancer diagnostikohen kur sëmundja ka arritur një shkallë shumë të avancuar.

Kanceri te të rinjtë është i vështirë për t’u diagnostikuar, ndërsa rreth 2.500 persona të moshave 13-24 vjeç diagnostikohen me kancer çdo vit.

“Teenage Cancer Trust” rëndit pesë shënjat të cilat cdo njeri duhet ti ketë parasysh dhe menjëherë të bëjë një kontroll.

-Dhimbje e pashpjegueshme

-Gungat ose ënjtjet

-Humbje e dukshme e peshës

-Lodhje ekstreme

-Ndryshimet në nishane


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu