Roma i ‘hakmerret’ Barcelonës për Malcomin. Fitore me shumë gola e italianëve, por braziliani që futi në sherr dy klubet shënon një herë

Roma ka arritur ta mposht Barcelonën me rezultat 4-2 në kuadër të International Champions Cup që po mbahet në SHBA.

Në një ndeshje që më së paku rezultati ishte në plan të parë, trajnerët e dyja skuadrave provuan disa prej lojtarëve dhe në total së bashku bën njëzet zëvendësime.

Rafinha solli në epërsi katalunasit qysh në minutën e pestë të takimi pas një pasimi të Munir El Haddadit.

Roma barazoi me asistimin e të posa-ardhurin Justin Kluivert në minutën e 34-të, ku realizator ishte Stephan el Shaaraëy.

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë të dy trajnerët bën shumë zëvendësime, duke u dhënë rrugë Romës që ta fitojë ndeshjen, pasi kishte më shumë kualitet në bankë.

Katalunsit kaluan në epërsi në minutën e 56-të kur Malcom arriti të shënojë, por kjo ishte e gjitha.

Roma arriti të shënojë tri herë në tetë minuta, duke e fituar ndeshjen me rezultat 4-2.

Florenzi, Cristante dhe Perotti nga pika e bardhë shënuan golat për italianët, që i hakmerren në një mënyrë Barcelonës, për transferimin e brazilianit Malcom.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu