Kujdes me shkeljet në rrugë, policia rrugore me risi, shkeljet kapen me dron

Policia e Shtetit ka prezantuar sot me anë të një video një risi në zbulimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit.

Në video tregohet se tashmë parakalimet e gabuara do të evidentohen me dron, kur ndodhin në kthesa të padukshme.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjes nga Policia e Shtetit! Policia Rrugore evidenton me dron parakalimet e gabuara.

Tani ka “ilaç” efikas kundër parakalimeve të gabuara në kthesa e vende të padukshme.

Policia Rrugore po monitoron shkeljet dhe parakalimet e gabuara edhe me DRON

Drejtuesi i mjetit në video në fillim kundërshtoi ndaj konstatimit, por prova e filmuar e “çarmatosi”

Edhe shkeljet e tjera:

Respektimi i përparësisë në rrethrrotullime;
– Distanca e sigurisë mes mjeteve etj.
– Vendet ku monitorohet me dron?

Në të gjitha akset rrugore, sidomos në segmentet e evidentuara si “njolla të zeza” të trafikut.

Policia Rrugore apelon për respektimin e sinjalistikës rrugore dhe rregullave të qarkullimit.

Për çdo shkelje telefono në numrin falas 112, 24/7


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu