Luis Suarez , ka dhënë një deklaratë të papritur në lidhje me transferimin e Cristiano Ronaldo te Zonja e Vjetër.
Ai, beson se ani pse Ronaldo nuk është pjese e Los Blancos, Reali mbetet rivali i përjetshëm i Barcelonës,përcjell arbresh.info
“Largimi i Cristiano Ronaldos ? Real Madridi është mbi të gjitha një ekip i madh, madje edhe pa portugezin, ata mbeten një ekip shumë i fortë me një trajner shumë të mirë dhe i konsideroj si rivali ynë kryesor në Spanjë dhe në Evropë”, ka thënë Suarez.
Real Madridi i ka fituar të gjitha tri ndeshjet e La Ligës pas largimit të Ronaldos dhe pavarësisht faktit që Juventusi ka triumfuar në të gjitha ndeshjet e tyre të Serie A, Ronaldo ende nuk ka shënar për Bianconerët.










