Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz sot është pritur me flamur të gabuar në ceremoninë zyrtare përpara Qeverisë së Maqedonisë.
Në vend të flamur të Austrisë, protokolli i Qeverisë, afër Kurzit e ka vendosur flamurin e Lituanisë.
Flamujt e Austrisë dhe Lituanisë janë të ngjashëm, me ngjyrë të kuqe dhe në mes me një shirit të bardhë. Dallimi mes flamurit të Austrisë dhe Lituanisë është se flamuri i Lituanisë e ka shiritin më të hollë, për dallim nga ai i Austrisë që e ka më të gjerë.











