Cristiano Ronaldo u bë transferimi më i bujshëm i kësaj vera pas kalimit nga Real Madrid te klubi i Juventus.
Por tashmë edhe pse ka luajtur vetëm tre ndeshje ne Serie A, për të po bëhen plane për ta larguar nga Juventus.
Sipas “Daily Mail”, Ronaldo me shume mundësi do të largohet nga Juventus dhe do ti bashkohet klubit të David Beckhamm, Inter Miami.
Kjo do të ndodhi kur Inter Miami, do të futet në ligën amerikane, MLS, në vitin 2020.
Ylli portugez, i cili do të jetë 35-vjeçar në vitin 2020 dhe do ta ketë një vit kontratë të mbetur me Juventusin, është primari kryesor i Beckhamit. /albeu










