Tv Klan u mori skenaristin e Portokallisë? Polici tregon si qëndron e vërteta

Ditën e djeshme u përhap me shpejtësi lajmi se skenaristi i “Portokallisë” i cili prej vitesh shkruan tekstet e aktorëve do të largohet nga programi i humorit.

U tha se Vangjel Kozma do t’i bashkohet Besit, Erionit dhe Olsit të cilët do të kenë një emision të tyre në spektaklin “E diela shqiptare”.

Mirëpo këto thashetheme janë hedhur poshtë nga aktori i “Portokallisë”, Florian Binaj, shkruan Xing.

Ai ka postuar një foto ku lajmëron nisjen e sezonit të ri në tetor dhe bashkë me aktorët shihet edhe Kozma i cili do të vazhdojë të jetë skenarist i “Portokallisë”. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu