Ngordhje masive e peshqve në Liqenin e Ohrit

Banorë të Ohrit kanë raportuar për ngordhje masive të peshqve në liqen. Ata thonë se në afërsi të urës në Studençishtë të Ohrit, është shpërndarë erë e padurueshme.

Trajçe Talevski nga Instituti Hidrobiologjik në Ohër thotë se uji i pakët në Liqenin e Ohrit dhe sasia e madhe e peshqve janë shkaktarët kryesor për ngordhjen e tyre, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Kanali i Studençishtës është një nga ato pjesë ku hyn një sasi e madhe e ujit, ndërsa niveli i liqenit ka qenë i ulët dhe nuk i ka mbajtur peshqit. Para një kohe kemi dërguar apel tek qeverisja lokale, që të ndërmarrin ndonjë hap”, tha Talevski.

Nga stina e verës në Liqenin e Ohrit nuk ka koncesioner, ndërsa rrjedhën e ujit përgjegjëse është kompania shtetërore ELEM.

Sipas Talevskit, nëse nuk intervenohet në këtë fenomen, mund të ketë edhe probleme më të mëdha.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu