Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i zhgënjyer pasi që Kosova dështoi të bëhet anëtare e INTERPOL-it, duke vlerësuar si humbëse edhe Serbinë, raporton arbresh.info.
“Kosova ka rrugën e vetë si shtet i pavarur. Dështimi sotëm tregon përvojën e një përkushtimi më të madh politik e institucional. Sot, nuk ka as fitues por mund të them lirisht se jemi humbës edhe Kosova, por edhe Serbia. Sepse fitues është vetëm krimi i organizuar”, deklaroi Thaçi.
Tutje presidenti nuk ka hequr dorë nga marrëveshja finale me Serbinë dhe dialogu.
Është shprehur se Kosova dhe Serbia nuk duhet ta pengojnë njëra-tjetrën në rrugët e veta.
“INTERPOL-i është mekanizëm i rendit dhe ligjit, Kosova ka dëshiruar të jetë sigurues i paqes dhe luftës ndaj terrorizmit dhe kibernetike. Kjo duhet të qartësojë edhe një herë gjithë opinionin se Kosova dhe Serbia në vend që ta pengojnë njëra-tjetrën në rrugëtimin, duhet të arrijnë marrëveshjen përfundimtare”, deklaroi Hashim Thaçi.










