Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, dje, pas një heshtjeje të gjatë, në një pyetje të gazetarëve konfirmoi se Nikolla Gruevski përmes vendkalimit kufitar Horgosh e ka kaluar kufirin mes Serbisë dhe Hungarisë, me letërnjoftim dhe lejekalim.
Në një intervistë për “TV Hapyy” Vuçiç tha se Gruevski më 11 nëntor e ka lëshuar Maqedoninë me letërnjoftim dhe me lejekalim, në shoqëri të dy shtetasve hungareze ka hyrë në territorin e Shqipërisë, nga ku përmes vendkalimit kufitar Bozhaj ka kaluar në Mal të Zi.
“Gruevski më 12 nëntor, diçka para orës 22 e 30 përmes vendkalimit kufitar Gostun me letërnjoftim dhe me leje p;r kalim ka hyrë në Serbi, prej ku ka shkuar në Hungari përmes vendkalimit kufitar Horgosh ku u ka legjitimuar me letërnjoftim dhe me lejekalim që e ka marrë në Shqipëri”, tha Vuçiç.
“Madje më 13 nëntor në orën 19:35 nga ana e Interpolit Shkup na është dërguar fletarresti ndërkombëtar. Çka prisni? Të burgosim person për të cilin nuk kishte fletarrest?”, tha Vuçiq duke shtuar se atë që e ka thënë është e vërtetë se si Gurvski ka arritur në Hungari.










