Llupevska: Zaevi po bën amnisti selektive

Gazetarja Snezhana Llupevska e ftuar në emisionin “200”, sulmoi haptazi kryeministrin Zoran Zaev duke e akuzuar se ai po mundohet të bëjë amnisti seleketive dhe jo amnisti të përgjithshme, siç ishte premtuar për ngjarjet e 17 prillit të vitit të kaluar.

“Kjo që ndodh kohën e fundit nuk ka lidhje me shtetin e të së drejtës dhe drejtësinë. Çdo hap që e bëri Zaevi për mua është debakël total. Të gjitha deklaratat që i kthejmë nga arkivat asnjëra nuk përputhet me tjetrën, këtu është problemi i tij. Nëse tashmë ka ditur se në çfarë procesi po futet gjegjësisht ndryshimi i emrit dhe pasi e ka ditur cilët persona për çfarë i duhen, nuk duhej para gjashtë muajve të premtoj se për 27 prillin secili do të mbajë përgjegjësi dhe se ne do të kemi shtet të së drejtës. Nëse e ka ditur se Gruevski është çmimi që duhet ta paguajmë ne dhe ta kenë lëshuar të shkojë nëpër kufi gjithashtu duhej ta përgatiste opinionin publik me retorikë tjetër e jo kështu brenda natës të kemi pajtim ose falje, që sipas meje është anarkike dhe kaotike sepse e dimë si duket amnistia e përgjithshme, amnisti shkallëzore dhe selektive, kush do të tregojë se kush do të falet, kush nuk do të falet, kush ka goditur me ombrellë, kush e ka urdhëruar të godasë me mbajtëse, kush ka urdhëruar që të rrihet Sela, me të vërtetë është dëshpëruese për këtë shtet. Kur jemi tek Gruevski, ne asnjëherë nuk do ta mësojmë a është ai porositësi i ngjarjeve të 27 prillit sepse është e qartë që procesi do të përfundoj shumë më herët në dhjetor dhe hetimi asnjëherë nuk do të shkojë në këtë drejtim”, deklaroi Snezhana Llupevska, gazetare.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu