Mali i ZI goditet nga një stuhi e pazakontë

Mali i Zi, gjatë orëve të fundit është goditur nga një stuhi e pazakontë shirash. Stuhia ka vazhduar edhe gjatë natës së djeshme duke sjellë përmbytje dhe rrëshqitje të dherave.

Zonat më problematike janë qytete bregdetare, ndërsa raportohet se 120 fëmijë janë evakuar nga një shkollë në Radanoviç.

Përmbytjet janë bërë shkak për mbylljen e përkohshme të institucioneve arsimore.

Në Budva, një pjesë e qytetit është pa energji elektrike nga dëmtimi i linjave. Moti i keq ka shkaktuar probleme edhe në Kroaci e Bosnje.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu