Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski u arratis pak para arrestimit dhe kaloi nëpëmjet Shqipërisë. Gazetari investigativ Artan Hoxha, i pyetur sesi mundi të arratisej ish0Kryeministri u shpreh se ai u ndihmua nga Presidenti i Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, i cili njihet për raportet e mira me të.
Më tej, Hoxha shtoi: “Dyshimi është që Gruevski ka hyrë në mënyrë të paligjshme në territorin shqiptar. Gruevski kontrollon gjithçka, prandaj dhe sot është bërë arrestimi i ish-kreut të SHISH-it në Maqedoni”.
Ish-kryeministri i Maqedonisë ndodhet në Hungari, ku ka kërkuar azil politik.










