Futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës e festuan me muzikë e valle deri në orët e vona fitoren ndaj Azerbajxhanit

Përfaqësuesja e Kosovës ka shënuar fitore ndaj Azerbajxhanit, me rezultat dominues 4-0. Kështu, Kosova ka arritur kualifikimin në gjysmëfinale të Ligës D në Ligën e Kombeve, që shënon një arritje historike të sportit tonë.

Pas mbarimit të ndeshjes dhe konferencave për shtyp, futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës janë akomoduar në “Hotel Emerald”.

Ata kanë festuar së bashku fitoren në një ceremoni pas ndeshjes, ku janë dëfryer e kanë kërcyer së bashku nën ritmet e muzikës popullore.

Federata e Futbollit të Kosovës ka publikuar një video në faqen e saj zyrtare në Facebook, ku shfaqen futbollistët së bashku teksa shijojnë fitoren.

Njëra video, i shfaq ata në autobus rrugës për në “Emerald”, teksa këndojnë së bashku këngën “Shqipëri o nëna ime”.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu