Nuk mbarojnë telashet për Panuccin, rrezikon të përfundojë në polici

Si të mos mjaftojë ecuria negative në Ligën e Kombeve me ekipin Kombëtar, tashmë Christian Panucci do të përballet me policinë pasi nuk është paraqitur 2 herë në gjyqin që ka të bëjë me ngjarjen e vitit 2011 kur një regjisori italian i vodhën nga aparati fotografik pamje të Francescoo Tottit me bashkëshorten e tij, Ilaria Blazi, gjatë pushimeve në Maldive.

Trajneri i Shqipërisë ishte i pranishëm në atë kohë në vendngjarje dhe i duhet të dëshmojë. Herën e parë, Panucci mungoi në gjyq për të dëshmuar dhe u dënua me 250 euro gjobë, ndërkohë seanca e dytë gjyqësore ishte caktuar sot, teksa italianit iu desh të mungonte sërish për shkak të angazhimeve me ekipin Kombëtar. Trajneri nuk ka mundur të niset në orët e para të mëngjesit për shkak të një takimi me presidentin Duka rreth të ardhmes.

Kësisoj, ndaj tij pritet të lëshohet një urdhër-shoqërimi për t’u paraqitur në seancën e radhës. Trajneri duhet të deklarojë në policinë italiane vendodhjen dhe një oficer policie do ta shoqërojë atë në hyrje të sallës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu