Gëzuar Ditën e Alfabetit!

Shkrim për InfoShqip.com nga MSc. Donika Bakiu

Nëntori është muaji i festave, muaji i fitoreve të kombit shiptar. Ishte nëntori i vitit 1908 që bëri një kthesë për shqiptarët dhe gjuhën shqipe, solli një fitore të madhe për këtë popull. Nëntori solli kongresin e Manastirit, kongres nga i cili doli alfabeti të vetëm shqiptar, akt ky i cili i dha fund një paradoksi të madh që ekzistonte mbi shekuj mbi kombin shiptar dhe gjuhën e tij.Sot shqiptarët kudo që janë shënojnë 22 Nëntorin, Ditën e Alfabetit Shqip i cili u unifikua 110 vjet më parë në Kongresin e Manastirit. Në kongresin që u mbajt më 14-22 nëntor 1908 morën pjesë 50 intelektualë nga 26 qytete, klube dhe shoqata. Ai miratoi vendimin për përdorimin e alfabetit latin me disa ndryshime të shkronjave duke i përshtatur ato për gjuhën shqipe.

Kongresi pati pjesëmarrës intelektualë shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare, pasi Manastiri u zgjodh pasi asokohe qe qendër e konsujve dhe ishte qyteti më i sigurt për mbarëvajtjen e këtij procesi të rëndësishëm kombëtar.Kryetar i kongresit u zgjodh Mid’hat Frashëri, kurse nënkryetarë ishin Luigj Gurakuqi dhe Gjergji Qiriazi. Motra e Gjergjit, Parashqevi Qiriazi, ishte gruaja e vetme në kongres. Sipas numrit dhe rëndësisë së pjesëmarrësve, Kongresi i Manastirit ka qenë ngjarja më e rëndësishme e popullit shqiptar në fillimet e shekullit XX, duke i hapur udhë edhe shpalljes së pavarësisë katër vjet më pas.Prandaj sot të gjithë ne që kemi e që flasim një gjuhë kaq të pastër shqipe duhet të dijmë se është meritë e atij kongresi dhe delegatëve të tij.

Dy ngjarjet më të njohura për historinë e gjuhës shqipe mbeten dy Kongreset që mes veti ndajnë një periudhë të gjatë .Kongresi i Manastrit, i vitit 1908 dhe Kongresi i Drejtshkrimit i vitit 1972, këto dy ngjarje të rëndësishme ishin rezultat i përpjekjeve të rilindasve tanë , ata ishin shumë të vetëdishëm, se vetëm me një alfabet të përbashkët dhe një gjuhë letrare për gjithë kombin shqiptarë kudo që ndodhen mund të dilet nga tuneli i errët që kishte zgjat shumë shekuj e që kishte pllakosur popullin shqiptar. Të kthehemi sot çdo ditë e më shumë shohim gabime drejtshkrimore në çdo vend qoftë edhe ato institucionale , nëpër rrjetet sociale, rrugë, dyqane etj, përse nuk shkruajmë siç duhet: ‘’ xhdo dit më bën të lumtur ‘’ këtë e hasim shumë shpesh por përse të mos jetë ‘’ Çdo ditë më bën të lumtur ‘’,‘’ Xhdo ose Qdo ‘’ largoni nga fjalori juaj, shkronjën ë vendosni aty ku duhet e jo ku nuk duhet, shumë e jo shum, bukë e jo buk, foljet ndihmëse kam dhe jam shkruhen pa ë në fund shohim disa që e shkruajnë JAMË e lumtur duhet të jetë JAM e lumtur ose KAMË fatin duhet KAM fatin , shkronja y : Ylber e jo Ilber, por kripë e jo krypë. Gabime drejtshkrimore kemi kudo ,nuk bëhemi më modern nëse nuk dimë ta shkruajmë gjuhën shqipe.

Sikur në bibliotekat tona të kemi të gjithë fjalorin e drejtshkrimit ajo është si një minierë ari për brezat në vazhdim, të mundohemi të perfitojmë sa më shumë për të njohur rregullat e drejtshkrimit dhe të folurit pastër dhe pa huazime të gjuhës së bukur shqipe. Për fat të keq ende kemi nga ata që thonë ‘’ nuk na duhet gjuha shqipe sepse e mësojmë që nga klasa e parë ‘’, edhe më e tmerrshmë është kur e dëgjon nga gojë shqiptari. Ta shërojmë sëmundjen e ‘’ kancerit’’ përbrenda shoqërisë sonë e ta gëzojmë e ta duam gjuhën tonë të pastër e të bukur shqipe!Lavdi martirëve të Çështjes dhe gjuhës shqipe.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu