Njohësit e rethanave politike dhe qytetarët vlerësojnë se “bombat” e famshme të Zaevit duhet të plasin edhe për politikanët shqiptarë dhe jo vetëm për politikanët maqedonas që tash për një kohë po ndiqen dhe po arrestohen. Ata thonw se duhet të arrestohen dhe të ndiqen penalisht edhe politikanët shqiptarë që janë të dyshuar dhe kanë dosje “kriminale”.
Gazetari, Mefail Ismaili thotë se paraburgimi i Sasho Mujallkovit, nuk ka kthyer ende besimin tek qytetarët sipas tij, kjo nuk i bind ata se në vendin tonë funksionon drejtësia, dhe se gjykatat dhe prokuroria funksionojnë vetëm duke respektuar ligjet dhe Kushtetutën.
“Në qoftëse Prokuroria Speciale dhe ajo themelore dëshirojnë të dëshmojnë se veprojnë drejtë dhe luftojnë me të vërtet krimin, atëherë duhet që sa më shpejtë të veprojnë dhe të hapin lëndë për fundkionarët e dyshimtë shqiptarë”, deklaroi Ismaili për Lajm.
Ai është i mendimit se sa më shumë që hapja e proceseve të mundshme ndaj ish-funksionarëve shqiptar por edhe atyre aktual zvarritet, aq më shum humb besimi i qytetarëve shqiptar tek PSP dhe PTHP.
“Mendoj se tashmë qytetarët kanë vetëdije të lartë për atë që ndodh në vend dhe vështirë mund të manipulohen duke u trajtuar vetëm raste të selektuara”, përfundoi Ismaili.
“E vërteta për Maqedoninë”, duhet të fillojë të respektohet dhe të vihet në praktikë dhe përvec politikanëve maqedonas, të arrestohen edhe politikanët shqiptarë që dyshohen dhe kanë dosje”, vlersojnë qytetarët.
Ndërkaq, Shpëtim Pollozhani, kryetari i shoqatës së të përndjekurve dhe burgosurve politik thotë se burgosja e Mijallkovit është një lajm i mirë, edhe pse ai u burgos me pompozitet të madh por ai thotë se gjykimin i fundit, duhet te jepet pasi ai te denohet dhe ta vuaje demimin.
“Me burgosjen e tij i’u është prishur gjumi shumë shqiptarëve pasi Mijallkovi mundet të pranojë të bashkëpunojë me gjykatën për një gjykim te shkurtuar dhe dënim më të vogël dhe me këtë rast ti lëshojë teposhtë perroit shumë krim-politikane shqiptare, njëlloj sikurse që i leshon dhelpra morrat”, tha Pollozhani për Lajm.
Pollozhani shton se asnjëherë nuk do ti besonim Zaevit se mundet te jetë reformator pa i kërcitur edhe “bombat” për krim politikanët shqiptarë.
“Mos veprohet si me Gruevskin, i cili i dha shenjat e parë të aratisjes me zbrazjen e të gjitha llogarive bankare”, tha për fudnt Pollozhani.
Ndryshe, ish kreut të DSK-së, Sasho Mijallkov i është caktuar 30 ditë paraburgim, të cilat i janë konfirmuar nga PSP, ndërsa për momentin gjendet në burgun e Shutkës.
Ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov sipas informatave të dëshmitarëve okularë gjatë arrestimit nuk kishte shfaqur rezistencë. Ai u arrestua në mënyrë paqësore në hotelin Marriot.
Kurse, për shkak të periudhës së shkurtër kohore për dorëzimin e kërkesë për shoqërimin e ish drejtorit të DSK-së Sasho Mijallkov nga paraburgimi, seanca e sotme për “Fortesa-Target” për ndjekje të paligjshme të komunikimeve është shtyrë për më 4 dhjetor të këtij viti.










