Përvjetori i Kongresit të Manastirit, 110 vite shkruajmë me alfabet të unifikuar

Kongresi i Manastirit njihet si një kuvendi më i rëndësishëm kombëtar në historinë politike e kulturore të shqiptarëve në fillim të shekullit XX, pasi Rilindësit, e shihnin mungesën e një alfabeti të përbashkët të gjuhës shqipe jo vetëm si një problem gjuhësor e kulturor, por edhe si një çështje politike, një shenjë ndasie, që pengonte bashkimin e shqiptarëve. Nismën për thirrjen e kongresit për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe e mori klubi “Bashkimi” i Manastirit, që luante rolin kryesor ndërmjet klubeve shqiptare. Kongresi u hap në Manastir më 14 nëntor 1908 dhe i vijoi punimet deri më 22 nëntor, duke rezultuar me vendimin për alfabetin latin të gjuhës shqipe me 36 shkronja.

Kongresi i Manastirit ishte një kuvend i vërtetë mbarëshqiptar, në të cilin morën pjesë gjithsej 50 delegatë nga të gjitha qytetet e vilajetet e Manastirit, të Kosovës, të Janinës e të Shkodrës, si edhe nga shoqëritë shqiptare të Bukureshtit, të Sofjes, të ShBA-së, të Egjiptit, të Italisë etj. Delegatë të tij ishin shkrimtarët dhe publicistët më të njohur, si Gjergj Fishta, Nikollë Kaçori, Ndre Mjeda, Gjergj Qiriazi, Mithat Frashëri, Hilë Mosi, Luigj Gurakuqi, Emin bej Shkupi dhe intelektual e patriot të tjerë. Kryetar i Kongresit u zgjodh Mithat Frashëri, ndërsa nënkryetarë Luigj Gurakuqi e Gjergj Qiriazi.

Sot 110 vite më pas Kongresi paraqet një ndër aktet më të rëndësishme në histinë kombëtare dhe shënohet me aktivitete të shumta në Manastir dhe Shkup.Pjesë e aktiviteteve është edhe shëtitja në çarshinë e vjetër dhe vendosja e luleve te përmendorja e Skenderbeut në Shkup e Kryetaritë të Shqipërisë, Ilir Meta në shoqërimin e kryeparlamentarit të Maqedonisë Talat Xhaferi, Zëvendëskryeministrit Bujar Osmani dhe liderit të BDI-së Ali Ahmeti.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu