Pamje të rënda në protestën e Tiranës, dhunohet policja para Kuvendit, rrezikon të humbasë gishtat (VIDEO)

Ditën e sotme protestuesit e Unazë së re kanë dalë para Kuvendit të Shqipërisë për të protestuar. Në seancën parlamentare kryeministri Rama ofendon protestuesit duke i përmendur me emra personat që kanë ndërtuar godina pa leje dhe duke thënë se ‘Tirana nuk është e dhive’.

Ndërkohë par Kuvendit situata ka eskaluar dhe protestuesit kanë dhunuar një femër nga organet kompetente policore.

6 efektivë policie kanë mbetur të plagosur nga protesta që degjeneroi në dhunë para kuvendit të Shqiperisë. Bëhet e ditur se zv.drejtori I policisë së Tiranës Dhimitraq Ziu është mes të plagosurve.

Por dëmtimet me serioze I ka marrë një police femer e grupit “Shqiponja”. Drejt saj protestuesit kanë qëlluar me mjete te mprehta. Në këtë moment efektivja në tentativë për të shmangur dëmtimet në kokë ka vendosur duart përpara dhe kjo i ka shkaktuar dëmtime serioze në tre gishtat e njërës dorë./infoshqip.com

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu