Policia civile po i heq tabelat serbe në rrugët e Kosovës

Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj dje kishte deklaruar se qeveria e Kosovës së shpejti do të aplikoj masa reciprociteti ndaj Serbisë kur bëhet fjalë për tabelat e regjistrimit, transmeton “Zëri.Info”.

Dhe tani pjesëtarët e policisë së Kosovës në rroba civile kanë filluar t’i heqin tabelat e regjistrimit të Serbisë në fshatrat Ranillug dhe Ropotovë e Madhe.

Sipas informatave jo zyrtare të RTK2 në gjuhën serbe, policia në veshjecivile, ka filluar të ndalin të gjitha veturat me tabela të Serbisë, kiu vozitësve po u shqiptojnë gjoba dhe i kanë dërguar tek gjykatësi për kundërvajtje.

Një dëshmitar ka konfirmuar se policia ua ka marrë tabelat me arsyetimin se ‘pasi nuk mundet RKS të kalojë në Serbi, atëherë nuk munden as tabelat serbe në Kosovë’./ZËRI


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu