Vuçiç: Nuk do ta kem fatin e Gruevskit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka deklaruar sot se atë nuk e pret fati i ish-kryeministrit Nikolla Gruevski, i cili u detyrua të kërkojë azil politik. Vuçiq ka reaguar pas tensionimit të raporteve me Kosovën, që pasuan votimin kundër Kosovës në INTERPOL dhe vendosjen e taksës 100 % për produktet e Serbisë.

“Do të jem këtu derisa të jem i zgjedhuri i qytetarëve. Nuk do të largohem, siç do të dëshironte Haradinaj ose ndonjë i huaj tjetër, të cilët e Serbinë si një ‘banana republikë’ që nuk është në gjendje të marrë vendime në mënyrë të pavarur”, ka deklaruar Vuçiq./shenja


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu