Spasovskit i ngushtohet rrethi, a do e ‘fundosë’ Zaevi?!

Kanë kaluar dy javë që nga arratisja e Nikolla Gruevskit, dhe opinioni në Maqedoni ende pret përgjigje, se si ka kaluar ish-kryeministri Nikola Gruevski kufirin me Shqipërinë. Si ka kaluar Nikolla Gruevski kufirin në mes Maqedonisë dhe Shqipërisë është enigma e vetme e arratisjes së ish-kryeministrit.

Nuk ka përgjigje nga Ministria e Brendshme për asnjë aspekt të hetimit që është kryer për 10 ditë. Ministri Oliver Spasovski dje pas pothuajse një jave, doli në opinion dhe tha se Ministria e Brendshme ka mbledhur shumë informacione, por nuk mund t’i nxjerrë në opinion sepse hetimet janë sekrete.

Ai theksoi se përgjegjësia do të kërkohet pas përfundimit të veprimeve hetimore.
Eksperti i krimit të organizuar Ljubomir Gjurçevski mendon se Ministria e Brendshme ka bërë shumë gabime dhe tashmë është vonuar me zbulimin e detajeve të hetimit. Nga ana tjetër ende nuk dihet se kryeministri Zaev a do kërkojë dorëheqjen e tij që kërkohet nga disa organizata civile, për përgjegjesinë që ka si ministër i brendshëm dhe si ka mundur të mos e dijë se nga sillej Gruevski dhe çka po planifikonte.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu