43.000 të sëmurë kronik falas do të marrin maska për mbrojtjen kundër ajrit të ndotur. Krahas këtyre, si grup i prekur, ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe thotë se maska duhet të kenë edhe fëmijët, por ende po punohet në vërtetimin e numrit të tyre dhe mënyrën se si do të shpërndahen maskat.
“Morrëm të dhëna se kemi 43.000 të sëmurë kronik, ndërsa numri i fëmijëve për nevojën e maskave ende po konfirmohet. Tash kërkojmë mënyrë se si do t’i ndajmë maskat. Në ministrinë e Mjedisit Jetësor tashmë konfirmuam se maskat nuk e zgjedhin problemin, megjithatë në një farë forme është mbrojtje”, thotë ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.
Ai njoftoi se do të përpiqen sa më shpejtë të gjendet zgjidhje dhe t’u shpërndahen maskat personave të sëmurë kronik dhe fëmijëve.
Mbrëmë Maqedonia ishte vendi i katër me ajrin më të ndotur ndërsa Ambasada e fëmijëve “Megjashi” kërkoi lëshimin e fëmijëve nga shkollat dhe çerdhet për shkak të ndotjes së madhe të ajrit.










