Janushev në ‘Programin 200’: Gruevski vazhdon të jetë kryetar nderi

Në emisionin “Programi 200”, Janushev tha se ish-lideri i partisë së tij opozitare VMRO-DPMNE, Nikolla Gruevski vazhdon të jetë kryetar nderi i partisë dhe sqaron edhe arsyet pse vazhdon të jetë kryetar nderi edhe pse tashmë ai është në arrati.

“Është evidente se një numër i madh i njerëzve nuk e kanë vërejtur këtë moment. Momenti i marrjes së titullit, kryetar nderi, zhvillohet në Kongres. Mendojmë se është joserioze që të konvokojmë Kongres vetëm sa për të bërë një hap të tillë. Në fund të fundit edhe Lubço Georgievski ende është kryetar nderi…”- tha Janushev.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu