Kryetari i Aleancës për shqiptarët, Ziadin Sela sot në Shkup realizoi takim pune me Ambasadorin e Bashkimit Europian Samuel Zhbogar.
Gjatë takimit është biseduar për aktualitetin politik, integrimin në NATO dhe BE, si dhe procesin e dekriminalizimit politik dhe funksionalizimit të shtetit ligjor.
Kryetari i Aleancës për shqiptarët, Sela ka përsëritur qëndrimin se procesi i dekriminalizimit duhet të vazhdojë të shtrihet nëpër të gjitha sferat ku janë evidentuar abuzime me pushtetin, duke mos i harruar dhe pikat prioritare dhe vërejtjet që Komisioni Europian rregullisht i parashtron në çdo raport vjetor.
Poashtu Sela ka theksuar edhe rëndësinë e avansimit të standardeve të demokracisë dhe qeverisjes përmes llogaridhënies.
Në takimin z.Sela është shoqëruar nga kryetari i departamentit për politik të jashtme Agon Ferati.










