Liverpool po përgatit një lëvizje 40 mln për lojtarin që shitën 1 mln

Liverpool është lidhur me një lëvizje për lojtarin e krahut te ekipi i Serisë a, Suso, të cilin vetë e “dhuruan” para katër vitesh për një çmim kikirikësh.

Ai kishte firmosur me akademinë e të rinjve të Liverpool-it dhe avancoi deri në ekipin e parë, por bëri vetëm 21 paraqitje para se te largohej drejt Milanos për vetëm 1 milionë paund, në formë huazimi, pasi kontrata e tij kishte edhe 6 muaj deri në përfundimin e saj.

Ai arriti të impresionojë italianët gjatë kohës së huazimit, derisa u kthye në një lojtar kyç për kuqezinjtë.

Edhe këtë sezon ka shënuar katër gola dhe ka dhënë tetë asiste në 15 paraqitje në Seria A duke u kthyer në një ndër “armët” kryesore të Gennaro Gattuso-s.

Siç është raportuar nga “Liga financial” klubi i Premier Leagues po përgatit 40 milionë paund (50 milionë euro) për 25 vjeçarin.

Por në shtator të 2017-tës, Suso ka firmosur një kontratë të re me Milan-in, e cila e mban në ekip deri në vitin 2022. Dhe klubi ka qenë shumë i qartë këtë verë: “Nuk do shesim Suso-n as për 80 milionë euro”.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu