Kryeministri Hoti paralajmëron pagesat e Pakos Emergjente

Kryeministri Hoti ka thënë se qeveria është duke planifikuar pagesat për Pakon Emergjente.

“Ne po planifikojmë që ta mbyllim këtë çështjen e pagesave me masat emergjente dhe të kalojmë tek pjesa e rimëkëmbjes ekonomike që mund të duket pak ambicioze, por që është e realizueshme”, ka thënë Hoti.

Tutje kryeministri Hoti është shprehur se nëse nuk ka thellim të gjendjes me pandeminë Covid-19 fundi i viti të përbyllet me 2.5-3 për qind rëndie ekonomike.

“Efekti nuk është një me një për aq sa ka rënë ekonomia. Nëse nuk thellohet pandemia, ne presim që mund ta përmbyllim vitin me 2.5 ose 3 % rënie ekonomike”.

Këto komente Kryeministri Avdullah Hoti i ka thënë në një debat që po zhvillohet për rimëkëmbjen ekonomike pas pandemisë në një institucion të arsimit të lartë privat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu